Lajme

S dhe SD kanë më pak mbështetje te të rinjtë

todayJanuary 18, 2026 33

Background
share close

Një matje e bërë nga SVT/Verian tregon se Socialdemokratët (S) dhe Sverigedemokraterna (SD) kanë mbështetje më të ulët te votuesit e moshës 18–29 vjeç, krahasuar me mbështetjen që kanë në popullsinë e përgjithshme.

Moska Hassas, kryetare e forumit rinor të Socialdemokratëve (SSU), thotë se një shpjegim për këtë mund të jetë se shumë të rinj nuk ndjenë se u bë më mirë për ta gjatë qeverisjes së mëparshme të S. Ajo thekson se për këtë fushatë zgjedhore, partia duhet të vendosë si qëllim të qartë të arrijë votuesit e rinj.

“Nëse nuk e bëjmë këtë, nuk do ta fitojmë zgjedhjet,” thotë Hassas.

Nga ana tjetër, Denice Westerberg, kryetare e forumit rinor të SD-së, Ungsvenskarna, thotë se politikat e partisë për kriminalitetin dhe emigracionin i pëlqejnë të rinjtë. Ajo nuk sheh nevojë për strategji të veçanta për të tërhequr votuesit e rinj.

Burimi: SVT

Link: https://www.svt.se/nyheter/inrikes/s-och-sd-svagare-bland-yngre-utan-unga-vinner-vi-inte-valet

https://www.svt.se/nyheter/inrikes/svtverian-l-far-18-procent-samsta-siffran-nagonsin

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%