Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Henrik Fritzon, drejtues i grupit të Partisë Socialdemokrate në Rajonin Skåne, paralajmëron se gara mes partive për të pasur politikën më të ashpër të emigracionit po sjell pasoja negative.
Në një shkrim për SvD Debatt, ai kritikon dëbimin e të huajve që punojnë në shëndetësi, duke thënë se pa emigracionin e lartë të viteve të kaluara, Suedia nuk do të kishte mjaftueshëm staf në spitale, mirëqenia do t’i kushtonte më shumë taksapaguesve dhe mosha e pensionit do të ishte rritur edhe më shumë.
Sipas tij, këto fakte nuk duan t’i pranojnë politikanët sot, kur politika po fokusohet në kufizimin e emigracionit dhe në ta bërë Suedinë sa më pak tërheqëse për emigrantët.
Written by: admin