Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Saktësia e trenave në Suedi ka rënë në nivelin më të ulët që nga viti 2010. Vetëm 87.2% e trenave të udhëtarëve arritën në destinacionet e tyre në kohën e parashikuar gjatë vitit të kaluar, sipas statistikave paraprake të Trafikverket. Rezultati është shumë larg objektivit të industrisë hekurudhore prej 95%, raporton SVT Nyheter.
Sipas Trafikverket, rënia e saktësisë lidhet me një rritje prej 40% të trafikut hekurudhor që nga viti 2010, si dhe me punimet e shumta për mirëmbajtje dhe hyrjet e paautorizuara në shina.
– Nuk ka një “zgjidhje të shpejtë” për këtë problem, thotë Anna Ericsson, drejtuese e sektorit të Trafikut në Trafikverket.
Sipas saj, sfida kryesore është të arrihet një balancë midis rritjes së ndjeshme të trafikut dhe investimeve historike në mirëmbajtjen e infrastrukturës hekurudhore, duke përfshirë shinat, ndërruesit dhe sistemet elektrike.
Pavarësisht përpjekjeve për të përmirësuar situatën, rezultatet tregojnë se pikësynimi për një hekurudhë më të saktë mbetet ende larg realizimit.
Written by: admin
Post comments (0)