Lajme

SBAB: Çmimet e banesave u rritën në gusht, vjeshta pritet e qetë

todaySeptember 2, 2025 9

Background
share close

Çmimet e banesave në Suedi u rritën me 1,8% gjatë muajit gusht, sipas statistikave më të fundit nga SBAB dhe Booli, raporton agjencia TT. Rritja ishte më e dukshme në apartamentet e Stokholmit dhe Göteborgut.

Megjithatë, pjesa tjetër e vitit nuk pritet të sjellë ndryshime të mëdha. Kryeekonomisti i SBAB, Robert Boije, thotë se nëse çmimet ndjekin ritmin normal sezonal të vjeshtës, atëherë në fund të vitit do të shohim që ato kanë qëndruar pothuajse në vend.

Ai shton se pas këtyre rritjeve të fundit, çmimet e apartamenteve janë shumë afër niveleve më të larta të arritura në vitin 2022.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%