Lajme

SBAB ul më pak interesat e kredisë se Riksbanken dhe bankat e mëdha

todaySeptember 26, 2025 12 5

Background
share close

Bankat po vazhdojnë të ulin interesat për kreditë e banesave, por jo të gjitha në të njëjtin nivel. Pas katër bankave më të mëdha në Suedi SEB, Swedbank, Nordea dhe Handelsbanken si dhe Danske Bank, edhe banka shtetërore SBAB ka njoftuar ulje të normës së interesit.

Në një deklaratë për shtyp, SBAB bëri të ditur se ul normën tre-mujore të interesit me vetëm 0,15 pikë përqindjeje, një ulje më e vogël krahasuar me katër bankat e mëdha që e kanë ulur me 0,20 pikë përqindjeje, dhe shumë më e vogël se Riksbanken, e cila zbriti normën bazë me 0,25 pikë përqindjeje.

Bankat suedeze janë kritikuar ashpër që nuk po e ndjekin me të njëjtin ritëm uljen e normës bazë të interesit. Kritika kanë ardhur nga ministrja e financave Elisabeth Svantesson (M) si dhe nga disa ekonomistë që merren me kursimet, të cilët thonë se klientët nuk po përfitojnë sa duhet nga vendimet e Riksbanken.

Normat e interesit më 26 shtator (pas rregullimeve të javës):

  • Nordea: 3,84%  (-0,20%)
  • Swedbank: 3,79%  (-0,20%)
  • SEB: 3,84%  (-0,20%)
  • Handelsbanken: 3,84%  (-0,20%)
  • Danske Bank: 3,74%  (-0,15%)
  • SBAB: 3,05%  (-0,15%)

Megjithëse SBAB ka normën më të ulët ndër të gjitha bankat, ulja e saj është më e vogël se ajo e konkurrentëve dhe shumë më poshtë nga ajo që pritej pas vendimit të Riksbanken për të ulur normën bazë.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%