Lajme

SBB jep me qira 9 000 m² për Agjencinë e Migracionit në Boden

todayAugust 27, 2025 21

Background
share close

Kompania SBB ka nënshkruar një kontratë gjashtëvjeçare me Agjencinë Suedeze të Migracionit për të hapur një qendër pritjeje dhe rikthimi në qytetin Boden. Objekti është me sipërfaqe 9 000 metra katrorë dhe do të shërbejë për strehimin e azilkërkuesve dhe personave që kanë marrë refuzim për azil.

Qendra do të ketë 115 banesa të përshtatura me kuzhina dhe hapësira të përbashkëta për qëndrimin e përkohshëm. Për funksionimin e saj do të nevojiten rreth 50 punonjës të rinj.

Objekti ndodhet në ish-shtëpinë e të moshuarve Midgårdarna dhe një qendër akomodimi afatshkurtër (Boden 56:19), me adresë në Snorres gränd. Kontrata hyn në fuqi më 1 janar 2026, ndërsa qiraja vjetore është 13,6 milionë korona, sipas të dhënave të Agjencisë së Migracionit.

Sipas faqes së SBB-së, godina përbëhet nga pesë ndërtesa dhe ndodhet “në një zonë të bukur natyrore në periferi të Boden, e rrethuar nga male, gjelbërim dhe me pamje mbi Bodträsk”.

“SBB është krenare që të kontribuojë në një projekt afatgjatë dhe me rëndësi shoqërore, i cili forcon kapacitetin e pritjes dhe zhvillimin lokal”, shkruan kompania.

Qeveria vendosi për ngritjen e këtyre qendrave në buxhetin e vitit 2024, me mbështetjen e Demokratëve Suedezë. Qendrat do të zëvendësojnë sistemin aktual, ku azilkërkuesit jetojnë në banesa private. Në to do të qëndrojnë si ata që presin përgjigje për kërkesën e azilit, ashtu edhe ata që kanë marrë refuzim dhe presin kthimin në vendin e tyre.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%