Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ndërtimi i zonës së re të arenave në Gothenburg po bëhet realitet më shpejt nga sa ishte parashikuar. Plani i financimit, i cili fillimisht ishte menduar të ishte gati brenda dy vitesh, pritet të përfundojë tashmë gjatë 2025, shkruan Göteborgs-Posten.
Pas nëntë vitesh debatesh dhe vendimesh të ndryshme politike, projekti ka marrë një hap të rëndësishëm përpara.
– Duam të ruajmë ritmin e lartë për ta çuar këtë projekt deri në fund, – thotë Daniel Bernmar (V) për GP.
Që nga viti 2022, një shumicë e gjerë politike (V, S, C, L, M, D) ka rënë dakord për ndërtimin e arenës së re, një projekt madhor që mund të arrijë koston e 14,6 miliardë kronave.
Sipas planit, Valhallabadet do të prishet dhe në vend të tij do të ndërtohet një arenë e re për të zëvendësuar Scandinavium. Ndërkohë, në vendin ku sot ndodhet Valhalla IP, do të ndërtohet një kompleks i ri pishinash, ndërsa në vendndodhjen aktuale të Scandinavium, do të ndërtohet një arenë më e vogël.
Me planin tashmë të qartë dhe mbështetjen e shumicës politike, pritet që ndërtimi të nisë në vitet e ardhshme.
Written by: admin
Post comments (0)