Lajme

SCB: Më shumë vdekje se lindje në Suedi në vitet e ardhshme

todayApril 16, 2026 64

Background
share close

Gjatë dhjetë viteve të ardhshme, në Suedi pritet që numri i njerëzve që vdesin të jetë më i madh se numri i fëmijëve që lindin. Kjo bazohet në parashikimet e Entit të Statistikave (SCB).

Sipas këtij institucioni, lindjet në Suedi po vazhdojnë të bien. Vetëm vitin e kaluar lindën 97,500 fëmijë, që është numri më i ulët që nga viti 2002. Parashikohet që lindjet të vazhdojnë të ulen edhe më tej dhe në vitin 2028 të arrijnë nivelin më të ulët.

Megjithatë, edhe pse lindjet po bien dhe vdekjet pritet të jenë më të shumta, popullsia e Suedisë do të vazhdojë të rritet.

Kjo rritje nuk vjen nga lindjet, por nga fakti se pritet të ketë më shumë njerëz që hyjnë në vend (emigrim) sesa ata që largohen (emigrim). Në raportin e ri thuhet se në të ardhmen do të ketë shumë vite kur numri i vdekjeve do të jetë më i lartë se ai i lindjeve.

Burimi: SCB

Link: https://www.scb.se/hitta-statistik/statistik-efter-amne/befolkning-och-levnadsforhallanden/befolkningens-sammansattning-och-utveckling/befolkningsframskrivningar/pong/statistiknyhet/sveriges-framtida-befolkning-2026-2070/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%