Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Papunësia u rrit gjatë tetorit, ndërsa përqindja e njerëzve që janë në punë mbeti e njëjtë. Këtë e tregojnë shifrat e reja nga Enti Suedez i Statistikave (SCB).
Sipas të dhënave të rregulluara sezonalisht, pjesa e të papunëve në fuqinë punëtore u rrit në 9,0%, krahasuar me 8,9% në shtator dhe gusht.
Shkalla e punësimit, pra pjesa e njerëzve që punojnë krahasuar me popullsinë, qëndroi në 68,9%, njësoj si muajt e kaluar.
“Në tetor rritet pjesëmarrja në tregun e punës, sidomos tek të rinjtë 15–24 vjeç. Ne shohim gjithashtu se numri i të papunëve rritet dhe se papunësia vazhdon të jetë në një nivel të lartë”, thotë Louise Stener, statistikane në Anketën e Fuqisë Punëtore në SCB, në një komunikatë për shtyp.
Burimi: Aftonbladet
Written by: admin