Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Politikanët e Sverigedemokraterna (SD), Richard Jomshof dhe Jörgen Fogelklou, akuzojnë Socialdemokratët se janë përgjegjës për problemet me islamizmin radikal dhe kriminalitetin e bandave në Suedi. Ata e shprehin këtë qëndrim në një shkrim në faqen e debatit të gazetës Expressen.
Sipas përfaqësuesve të SD-së, këto probleme janë një pasojë e drejtpërdrejtë e politikave të Socialdemokratëve, veçanërisht politikës së emigracionit masiv.
Në shkrimin e tyre, ata reagojnë edhe ndaj kritikave të Socialdemokratëve ndaj qeverisë aktuale dhe partive të Marrëveshjes Tidö.
“ Është për të qeshur kur Socialdemokratët në vitin 2025 akuzojnë partitë e Tidö-s për pasivitet. Asnjë qeveri nuk ka bërë më shumë për të kthyer këtë zhvillim”, shkruajnë Jomshof dhe Fogelklou.
Politikanët e SD-së kritikojnë gjithashtu idenë e Socialdemokratëve për të riformuar sistemin e shkollave private (friskolor). Sipas tyre, ky nuk është drejtimi i duhur.
Në vend të ndryshimeve të përgjithshme në sistemin e shkollave private, SD kërkon masa konkrete. Ata propozojnë, ndër të tjera, një ndalim të menjëhershëm të shkollave private myslimane.
Written by: admin