Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Partia Sverigedemokraterna (Demokratët e Suedisë) po shkon në zgjedhje me një propozim për të ndaluar hixhabin dhe shaminë në vende publike në Suedi, raporton Ekot.
Sipas partisë, shumë vajza dhe gra detyrohen të mbajnë këto veshje. Ata thonë se në shumë raste këto veshje janë simbol i kontrollit dhe i nënshtrimit të grave.
Këtë e ka thënë për radion Sara Gille, e cila është zëdhënëse e partisë për çështjet e barazisë gjinore dhe politikat e nderit.
Ajo thotë se duhet të krijohet një komision hetimor që të sqarojë se si mund të zbatohet në praktikë një ndalim i tillë.
Partia ka pasur edhe më parë qëndrime për ndalimin e burkës dhe nikabit në vende publike. Këtë ide e ka mbështetur edhe Ebba Busch.
Në propozimin e ri, SD dëshiron që ndalimi të zgjerohet edhe për hixhabin dhe shaminë në hapësirat publike.
Sara Gille thotë se qëllimi i tyre është të vendoset një ndalim i plotë për këto veshje që ata i quajnë islamiste në Suedi.
Burimi: Aftonbladet/Sverigesradio
link: https://www.sverigesradio.se/artikel/sd-vill-infora-slojforbud-i-sverige
https://www.aftonbladet.se/nyheter/a/JbVR1b/ebba-busch-forbjud-burka-och-niqab-medan-vi-kan
Written by: admin