Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Tre drejtues të Partisë Demokratët e Suedisë (SD), përfshirë kryetarin Jimmie Åkesson, kanë ngritur shqetësimin se rregulloret e ndërlikuara të Bashkimit Europian po pengojnë zhvillimin e prodhimit të brendshëm dhe rritjen ekonomike të vendit. Në një artikull të publikuar në faqen e debatit të Dagens Nyheter (DN), ata bëjnë thirrje për një rishikim të politikave ekzistuese, veçanërisht atyre që lidhen me klimën.
Sipas Åkesson, së bashku me Tobias Andersson, kryetar i komisionit për çështjet ekonomike, dhe Martin Kinnunen, zëdhënës për politikat klimatike dhe mjedisore, forca e prodhimit vendas është thelbësore për të garantuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë ekonomike të Suedisë.
“Prodhimi i fortë është një parakusht për investimet në mbrojtje dhe fusha të tjera jetike për vendin tonë. Por sot, prodhuesit përballen me një xhungël pengesash të ndërlikuara që kufizojnë eksportin, vetë-furnizimin dhe rritjen,” shkruajnë ata në artikull.
Përfaqësuesit e SD-së theksojnë se pjesë të politikave klimatike të BE-së duhet të shfuqizohen për t’i dhënë përparësi rritjes ekonomike dhe sigurisë kombëtare të Suedisë.
“Duhet të vendosim rritjen tonë të ardhshme ekonomike dhe, në afat të gjatë, sigurinë e Suedisë, në radhë të parë,” përfundojnë ata.
Analistët presin që kjo deklaratë e fortë nga SD të nxisë debat të gjërë mbi marrëdhëniet e Suedisë me BE-në dhe qasjen ndaj politikave klimatike në nivel europian.
Written by: admin
Post comments (0)