Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Partia Demokratët Suedezë (SD) synon të marrë dy poste kyçe në një qeveri të ardhshme, ministrin e Emigracionit dhe ministrin e Drejtësisë. Këtë e ka konfirmuar kryetari i partisë, Jimmie Åkesson, në një intervistë për Dagens Nyheter.
Åkesson thotë se është “plotësisht e arsyeshme” që SD të kërkojë këto poste dhe se nuk sheh asgjë kontroverse në këtë kërkesë.
Ai nuk përjashton gjithashtu as postin e ministrit të Zhvillimit Rural, dhe shton se mund të ketë një rishikim të plotë të ndarjes së portofolëve qeveritarë.
SD ka bërë të qartë se pas zgjedhjeve të ardhshme, partia ose do të jetë pjesë e qeverisë, ose do të kalojë në opozitë.
Written by: admin