Lajme

SD kërkon referendum për ndryshimet kushtetuese: “Një ndryshim jashtëzakonisht problematik”

todayOctober 14, 2025 51

Background
share close

Partia Demokratët Suedezë (SD) kërkon që të zhvillohet një referendum kombëtar për ndryshimet e reja kushtetuese që propozon qeveria. Këtë e bëri të ditur kryetari i partisë, Jimmie Åkesson, i cili e cilësoi nismën si “një ndryshim shumë të madh dhe jashtëzakonisht problematik”.

Ndryshimet janë propozuar nga Komiteti Kushtetues i vitit 2020 dhe u paraqitën nga qeveria këtë pranverë. Sipas propozimit, për të ndryshuar kushtetutën në të ardhmen do të duhet dy të tretat e votave në parlament, në vend të shumicës së thjeshtë që kërkohet aktualisht.

Sipas Åkesson, kjo do të thotë se Partia Socialdemokrate do të ketë në praktikë të drejtë vetoje për çdo ndryshim të ardhshëm në kushtetutë.

“Unë mendoj se ky është një ndryshim i madh dhe jashtëzakonisht problematik”, tha Jimmie Åkesson.

Parlamenti suedez (Riksdagen) ka votuar pro propozimit disa javë më parë, por që ai të hyjë në fuqi duhet të ketë edhe një votim të dytë pas zgjedhjeve të ardhshme.

Sipas rregullave, për të kërkuar një referendum, duhen të paktën 35 deputetë që të dorëzojnë kërkesën në parlament. SD ka aktualisht 72 deputetë, që do të thotë se mund ta bëjë këtë kërkesë pa mbështetjen e partive të tjera.

Pas dorëzimit të kërkesës, zhvillohet një votim në parlament, ku duhet që një e treta e deputetëve të votojnë pro, në mënyrë që referendumi të zhvillohet.

Në këtë mënyrë, Demokratët Suedezë po përpiqen t’i japin qytetarëve të drejtën për të vendosur vetë nëse ndryshimet kushtetuese duhet të miratohen apo jo.

Burimi: TT

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%