Lajme

SD: Ndihmat sociale vetëm për ata që kanë jetuar pesë vjet në Suedi

todayMay 10, 2025 472

Background
share close

Katër politikanë nga partia suedeze Demokratët Suedezë (SD) thonë se Suedia duhet të vendosë rregulla më të rrepta për të marrë ndihma nga shteti. Ata e mbështesin një propozim të ri që kërkon që personat të kenë jetuar ligjërisht në Suedi për të paktën pesë vjet, për të përfituar ndihma ekonomike si ndihma sociale, ndihma për fëmijë apo ndihma për sëmundje.

Sipas tyre, kjo është e drejtë, sidomos në komunat ku ekonomia është e dobët. Ata thonë se ata që nuk kanë kontribuar në shoqëri, nuk duhet të marrin para nga taksat e qytetarëve suedezë.

“Paratë e shtetit duhet të shkojnë për ata që kanë punuar dhe ndihmuar vendin, jo për ata që sapo kanë ardhur,” shkruajnë ata në gazetën Expressen. Ata shtojnë se “Suedia nuk mund të jetë më zyra sociale e gjithë botës.”

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%