Lajme

SD: Tani që emigracioni është në nivel të ulët, mund të përqendrohemi te mirëqenia sociale

todayJune 21, 2026 30

Background
share close

Partia suedeze Demokratët e Suedisë (SD) po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme me disa kërkesa të reja dhe të qarta që i konsideron si “vija të kuqe” në negociatat e mundshme për formimin e qeverisë, raporton agjencia suedeze e lajmeve TT.

Sipas partisë, ajo nuk do të pranojë përkeqësime të sistemit të kompensimit për të papunët (a-kassa) dhe as ulje të mbështetjes që ofrohet përmes sigurimit shëndetësor. SD gjithashtu kundërshton vendosjen e qirave të tregut të lirë.

Kryetari i partisë, Jimmie Åkesson, deklaroi për Agjencinë e Lajmeve se niveli i ulët i emigracionit në Suedi krijon mundësi për t’u përqendruar më shumë te problemet e brendshme të vendit.

“Tani që kemi një emigracion kaq të ulët, kemi mundësinë të fillojmë ta shërojmë dhe ta bashkojmë sërish vendin”, tha ai.

Sipas Åkessonit, SD do të mbetet gjithmonë një parti me qëndrim kritik ndaj emigracionit. Megjithatë, ai theksoi se një pjesë e madhe e politikave më të ashpra për emigracionin, të cilat partia i ka kërkuar prej vitesh, tashmë janë zbatuar.

Për këtë arsye, sipas tij, partia mund të zhvendosë më shumë vëmendjen drejt mirëqenies sociale, kujdesit për qytetarët dhe integrimit, duke i bërë këto çështje më të rëndësishme në programin e saj politik për vitet e ardhshme.

Burimi: Omni/TT

Link: https://tt.omni.se/akesson-har-gar-sd-s-nya-roda-linjer/a/7pR5Qo

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%