Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Bankat suedeze SEB dhe Swedbank kanë njoftuar se po ulin normën zyrtare të interesit për kreditë hipotekare me lidhje tre mujore me 0,20 pikë përqindjeje. I njëjti hap u mor më herët gjatë së mërkurës edhe nga Nordea, që njoftoi një ulje të njëjtë.
Ky vendim vjen pas njoftimit të Riksbank (Banka Qendrore e Suedisë) ditën e martë, e cila uli normën bazë të interesit me 0,25 pikë përqindjeje, duke e çuar atë në 1,75%. Megjithatë, bankat zgjodhën të ulin normat e tyre për kreditë me tre muaj më pak sesa ulja e bërë nga Riksbanken.
Zëdhënësi i Nordeas, Hugo Laigar, tha për agjencinë e lajmeve Nyhetsbyrån Direkt se normat e interesit përcaktohen jo vetëm nga norma bazë, por edhe nga faktorë të tjerë.
“Ne i shqyrtojmë vazhdimisht çmimet tona për të qenë si të përballueshme ashtu edhe të përshtatshme për klientët tanë. Norma e interesit për kreditë hipotekare ndikohet pjesërisht nga norma bazë, por edhe nga gjendja e tregut,” tha ai.
Edhe Swedbank theksoi se po ndjek nga afër situatën e tregut për të mbajtur çmime konkurruese.
“Qëllimi ynë është të kemi një çmim të mirë dhe ofertën më të favorshme për klientët. Prandaj ndjekim lëvizjet e normave të interesit dhe bëjmë rregullime të vazhdueshme,” u shpreh shefi i shtypit i Swedbank, Hannes Mård.
Pas këtyre uljeve, normat e reja zyrtare të tre bankave për kreditë me tre muaj do të jenë në intervalin 3,79% deri në 3,84%, çka mbetet dukshëm më e lartë se normat mesatare që aktualisht paguajnë klientët.
Written by: admin