Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Shoqata e Ndërtimeve (Byggföretagen) parashikon një rikthim të sektorit të ndërtimit në vitin 2025, pas një periudhe të vështirë që kulmoi me krizën e vitit 2024. Sipas një deklarate për shtyp të publikuar sot, shenjat e para të përmirësimit pritet të shfaqen vitin e ardhshëm.
Drejtoresha e përgjithshme e Shoqatës së Ndërtimeve, Catharina Elmsäter-Svärd, thekson se ndërtimi i banesave ka rënë në mënyrë drastike gjatë viteve të fundit, por tani situata po stabilizohet.
“Bëhet fjalë që ndërtimi i banesave është përgjysmuar vetëm në disa vite. Tani mjegulla po largohet dhe shohim një rimëkëmbje të caktuar,” u shpreh Elmsäter-Svärd në deklaratën e saj.
Për vitin 2024, parashikohet të fillojë ndërtimi i rreth 33,700 apartamenteve dhe shtëpive të vogla. Po ashtu, investimet në ndërtim pritet të shënojnë një rritje prej 5% gjatë vitit të ardhshëm, pas dy viteve me rënie të ndjeshme. Kjo ngjall shpresa për një përmirësim të mëtejshëm në vitin 2025.
Burimi:Omni
Written by: admin
Post comments (0)