Lajme

Shenja pozitive për ekonominë suedeze, sektori i shërbimeve mban peshën kryesore

todayJanuary 9, 2026 18

Background
share close

Pas dy muajsh me zhvillim më të dobët, ekonomia suedeze ka treguar përmirësim gjatë muajit nëntor. Aktiviteti ekonomik në vend ka marrë sërish hov, duke shënuar rritje të dukshme.

Sipas të dhënave paraprake dhe të rregulluara sezonalisht nga Enti Suedez i Statistikave (SCB), Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Suedisë është rritur me 0,9% krahasuar me muajin tetor.

Ekonomistja e SCB-së, Asuman Erenel, shpjegon se rritja ka ardhur kryesisht nga sektori i shërbimeve në ekonominë private, i cili ka kompensuar zhvillimin më të dobët te prodhuesit e mallrave dhe institucionet publike.

Në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, nëntorin e kaluar, PBB-ja e Suedisë ka shënuar një rritje prej 2,7%, duke dhënë sinjale pozitive për gjendjen e përgjithshme të ekonomisë së vendit.

Burimi: SCB

Link: https://www.scb.se/hitta-statistik/statistik-efter-amne/nationalrakenskaper/ovrigt/nationalrakenskaper-ovrigt/pong/statistiknyhet/nationalrakenskaper-ovrigt-bnp-indikator-manad-november-2025/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%