Lajme

Shenja pranvere në tregun e banesave: më shumë budgivningar dhe shitje më të shpejta

todayMarch 6, 2026 28

Background
share close

Tregu i banesave në Suedi po tregon shenja të qarta gjallërimi. Në muajin shkurt, çmimet e apartamenteve (bostadsrätter) u rritën me 1,2% në gjithë vendin, sipas statistikave nga Svensk Mäklarstatistik. Kjo është rritja më e madhe mujore që nga muaji nëntor.

Në qendër të Stokholmit rritja ishte edhe më e madhe. Çmimet e apartamenteve u rritën me 2,3% dhe tani mesatarisht arrijnë rreth 118 000 krona për metër katror.

Sipas Marcus Svanberg, drejtor ekzekutiv i ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme në Länsförsäkringar, tregu në qendër të Stokholmit pothuajse është kthyer në nivelet më të larta të çmimeve që kishte më parë.

“Në qendër të Stokholmit jemi pothuajse përsëri në nivelet më të larta që kishim më parë. Tani është më e zakonshme të ketë budgivningar (oferta konkurruese mes blerësve) dhe proceset e shitjes po bëhen pak më të shpejta”, thotë ai.

Rritja e çmimeve lidhet me disa faktorë. Një prej tyre është se normat e interesit janë bërë më të qëndrueshme. Një tjetër arsye janë rregullat e reja për kreditë e banesave (bolån) që do të hyjnë në fuqi më 1 prill.

Sipas këtyre rregullave të reja, kërkesa për amortizim do të hiqet, ndërsa tavani i kredisë për banesa do të rritet në 90” të vlerës së banesës. Për shkak të këtyre ndryshimeve, disa blerës po zgjedhin të presin që marrja në dorë e banesës (tillträde) të ndodhë pas hyrjes në fuqi të rregullave të reja.

Burimi: Omni

Link: https://omni.se/varkanslor-pa-bomarknaden-vanligare-med-budgivningar/a/zOEqz9

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%