Lajme

Shërbimet online të mjekëve i largojnë pacientët

todaySeptember 29, 2025 23

Background
share close

Një e katërta e suedezëve kanë hequr dorë të rezervojnë një vizitë te mjeku, sepse shërbimet online të kujdesit shëndetësor janë shumë të vështira për t’u përdorur. Këtë e tregon raporti i ri “Svenskarna och internet 2025”, ku thuhet se vështirësitë prekin si të rinjtë ashtu edhe të moshuarit.

“Zakonisht nuk shohim një gjë të tillë. Kjo tregon se këto shërbime nuk janë aq të mira sa duhet të jenë,” thotë Måns Jonasson, ekspert në Fondacionin e Internetit.

Shumë njerëz pëlqejnë t’i përdorin shërbimet digjitale për të caktuar vizita. Por 13% e të anketuarve tregojnë se aplikacionet, në vend që ta lehtësojnë, e bëjnë edhe më të vështirë rezervimin, sidomos kur pacientët duan të marrin këshillim nga mjeku përpara se të caktojnë një takim.

Burimi: TT

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%