Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Gjatë javës së ardhshme, dëbora dhe shirat e përzier me dëborë do të mbulojnë pjesën më të madhe të Suedisë. Sipas raportimeve të gazetës Expressen, mund të vijë koha që shoferët të vendosin gomat e dimrit.
Java do të nisë me temperatura nën zero dhe reshje dëbore në pjesët veriore të vendit. Ndërsa në jug do të ketë mot më të butë, me temperatura mbi zero dhe reshje shiu.
Por, sipas meteorologes Emma Rosengren nga Instituti Suedez i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë (SMHI), i ftohti do të fillojë të zhvendoset ngadalë drejt jugut gjatë javës.
Ajo paralajmëron se të mërkurën, temperaturat nën zero dhe shirat e përzier me dëborë do të mbërrijnë edhe në jug të Suedisë.
“Ka mundësi që reshjet të bien si dëborë edhe në Suedinë jugore. Ato me shumë gjasë do të jenë të lagështa, por gjithsesi mund të krijojnë kushte të vështira në rrugë”, tha meteorologia Rosengren.
Ekspertët këshillojnë drejtuesit e automjeteve të jenë të kujdesshëm dhe të kontrollojnë gomat, pasi moti i lagësht dhe temperaturat që ndryshojnë shpejt mund të krijojnë rrugë të rrëshqitshme.
Written by: admin