Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qeveria po shqyrton të bëjë të dënueshme shikimin e IPTV-së ilegale. Hetuesja Eva Bergquist ka propozuar këtë masë në një shtesë të hetimit për filmin, që iu dorëzua ministrit të Kulturës, Parisa Liljestrand (M), të martën.
Ministrja Liljestrand tha:
“Paratë që duhet të shkojnë tek krijuesit e kulturës dhe organizatat sportive përfundojnë drejtpërdrejt në xhepat e kriminelëve.”
Hetimi sugjeron që ligji për ndalimin e pajisjeve dekodues të rishkruhet, në mënyrë që të mund të aplikohet edhe tek individët privatë. Sipas propozimit:
Derisa më parë ishte e paligjshme vetëm të ofrohej IPTV ilegale, shikimi i saj ka qenë pa rrezik.
Sipas kompanisë së analizave Mediavision, rreth 635,000 familje suedeze përdorin ndonjë formë të IPTV-së ilegale, duke gjeneruar një qarkullim vjetor prej 1,4 miliardë kronash.
Written by: admin