Lajme

Shitja e peptideve rritet në tregun e zi

todayMarch 18, 2026 10

Background
share close

Shitja e paligjshme e peptideve po rritet shumë në tregun e zi, sipas raportimeve të P3 Nyheter. Peptidet janë substanca të përbëra nga zinxhirë të shkurtër aminoacidesh dhe thuhet se ndihmojnë në forcimin e funksioneve biologjike të trupit.

Këto injeksione janë bërë veçanërisht të njohura tek personat që duan të dobësohen ose të fitojnë më shumë forcë fizike.

Disa lloje peptideve konsiderohen si substanca dopingu dhe për këtë arsye janë të paligjshme. Të tjera klasifikohen si barna, por kjo nuk do të thotë se janë të miratuara për përdorim.

“Meqenëse këto substanca zakonisht nuk janë pjesë e barnave të miratuara, ne kemi shumë pak informacion për rreziqet që ato mund të kenë,” tha Tomas Nilsson, hetues në Agjencinë e Produkteve Mjekësore, për radion.

Sipas autoriteteve, tashmë Agjencia e Produkteve Mjekësore do të fillojë një shqyrtim për të përcaktuar se cilat peptide paraqesin rrezikun më të madh për shëndetin.

Burimi: Sverigeradio P3

Link: https://www.sverigesradio.se/artikel/kraftig-okning-av-looksmaxing-preparat-pa-svarta-marknaden

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%