Lajme

Shmangni tatimin shtesë mbi pensionin, filloni që më 1 tetor.

todaySeptember 17, 2025 79

Background
share close

Skatteverket paralajmëron pensionistët që të kenë kujdes me tatimin. Që nga data 1 tetor 2025, hapet mundësia për të kërkuar rregullim të tatimit (jämkning) për vitin 2026. Në këtë mënyrë mund të shmangni një tatim shtesë të lartë që përndryshe do të duhet ta paguani në pranverën e vitit 2027.

Pse ndodh tatimi shtesë?

Shumë pensionistë, sidomos ata të rinjtë që sapo kanë filluar të marrin pension, përballen me tatim shtesë. Arsyeja është se të ardhurat vijnë nga disa burime  si Pensionsmyndigheten, një punëdhënës apo shoqëritë e pensioneve të shërbimit (tjänstepension).

Shoqëritë e pensioneve shpesh tërheqin të njëjtën përqindje tatimi për të gjithë, pa marrë parasysh situatën e secilit. Kjo bën që, në total, të tërhiqet më pak tatim sesa duhet dhe për pasojë krijohet kthim borxhi (restskatt).

Çfarë mund të bëni?

Sipas Agneta Claesson, specialiste për pensione në Pensionsmyndigheten:

“Pensionistët që janë të shqetësuar se do të kenë tatim shtesë, mund të kërkojnë që Pensionsmyndigheten të tërheqë më shumë tatim në çdo pagesë pensioni. Kjo bëhet lehtësisht duke hyrë në faqen pensionsmyndigheten.se”.

Një tjetër mundësi është që të njoftoni drejtpërdrejt Skatteverket për nivelin e tatimit që dëshironi të paguani çdo muaj.

Kujdes edhe nga tatimi i tepërt

Edhe ata që kanë zbritje të mëdha të interesave nga kreditë, mund të humbasin para nëse nuk bëjnë rregullim. Në vend që të paguajnë shumë gjatë vitit dhe të marrin kthim tatimi vetëm pas deklarimit, ata mund të rregullojnë tatimin që në fillim dhe të paguajnë shumën e saktë muaj për muaj.

Si ta kontrolloni?

Skatteverket rekomandon që të gjithë të kontrollojnë situatën e tyre tatimore:

“Mendoni të shikoni se çfarë vlene pikërisht për ju, që të mos përfundoni me tatim shtesë për të paguar më vonë. Në faqen e internetit të Skatteverket ka një shërbim online ku mund të llogaritni tatimin tuaj”, shpjegon Åsa Ekström, zyrtare i tatimeve  në Skatteverket.

Me pak fjalë: Nga 1 tetori mund të rregulloni tatimin tuaj për vitin 2026. Kjo ju ndihmon të shmangni tatimin shtesë dhe të paguani saktë që nga fillimi.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%