Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
SHMI ka lëshuar një paralajmërim të verdhë për reshje dëbore në disa pjesë të qarqeve Värmland, Dalarna dhe Örebro. Sipas njoftimit, pritet të bien deri në 10 centimetra borë, përfshirë zonat e Sälenit dhe Morës, gjatë natës drejt së dielës. Reshjet mund të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e garës së njohur të ski-ve Vasaloppet, raporton TV4 Nyheterna.
Meteorologu i TV4, Martin Hagman, ka sqaruar se bora pritet të bjerë gjatë gjithë pjesës së parë të garës. Ai theksoi se garuesit që do të nisen nga ora 08:00 deri në orën 15:00 do të përballen me reshje të vazhdueshme dëbore që nga mëngjesi, madje në disa momente edhe me intensitet të lartë.
Ndërkohë, drejtori sportiv i Vasaloppet, Tommy Höglund, bëri të ditur se organizatorët planifikojnë të rregullojnë dhe përgatisin gjurmët e garës në mesnatë, ndërsa një vlerësim i ri i situatës do të bëhet në mëngjes. Ai u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve që të nisen me kohë drejt vendit të garës, pasi paralajmërimi për mot të keq përfshin edhe rrugët automobilistike.
Burimi: TV4/SMHI
Link: https://www.tv4.se/artikel/7IYe1FPztKn765YPgGojOU/meteorologens-varning-infoer-vasaloppet-kan-bli-stoekigt
https://www.smhi.se/vader/prognoser-och-varningar/varningar-och-meddelanden/varningar
Written by: admin