Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Gjithnjë e më shpesh shoferë pa fëmijë po zënë vendet e parkimit të rezervuara për familje. Tani po diskutohet mundësia që ata të gjobiten.
Ekspertja e trafikut, Jeanette Jedbäck Hindenburg, shpjegon se këto vende nuk rregullohen me ligj, por pronari i tokës ka të drejtë të vendosë rregulla. “Nëse pronari do, mund të vendosë gjoba për ata që parkojnë pa fëmijë”, thotë ajo.
Ankesa nga prindërit
Shumë prindër ankohen se kur vendparkimet familjare mbushen nga shoferë pa fëmijë, ata detyrohen të lënë makinën më larg dhe fëmijët e vegjël duhet të ecin mes trafikut.
“Vendparkimet janë për t’i bërë gjërat më të lehta për familjet me fëmijë, jo për ata që thjesht s’duan t’u gërvishtet makina”, thotë Linus Dennerlöv nga ICA Maxi Ronneby.
Shembull nga Umeå
Në një qendër tregtare në Umeå, problemi është bërë i madh. “Nëse je i rritur dhe parkohesh në vend për familje pa pasur fëmijë, duhet të ndjesh turp”, thotë drejtoresha e qendrës, Mia Eskilsson.
Politika e dyqaneve
Dyqanet ICA Maxi në gjithë Suedinë ofrojnë vendparkime për familje si pjesë e shërbimit ndaj klientëve. Synimi është që prindërit të kenë një përvojë më të lehtë që nga momenti kur zbresin nga makina.
Ide nga jashtë vendit
Në Gjermani ka edhe vendparkime të posaçme për gratë, të vendosura më afër ndriçimit, për siguri më të madhe gjatë natës.
Ekspertët këshillojnë që kush nuk ka fëmijë të zgjedhë vende më larg dyqanit. “Pak ecje shtesë është gjithmonë e dobishme për shëndetin”, shton Hindenburg.
Written by: admin