Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Shumë shoferë në Suedi nuk respektojnë distancën e sigurisë kur janë në rrugë. Një kontroll i bërë nga TV4 dhe policia rrugore në autostradën E6 pranë Helsingborgut tregoi se 34 nga 100 makina po udhëtonin shumë afër njëra-tjetrës, gjë që është e paligjshme dhe e rrezikshme.
Policia tha se disa shoferë do ta humbnin menjëherë patentën për këtë shkelje. Përveç heqjes së patentës, ata mund të marrin edhe gjoba të larta.
“Ai shoferi atje do t’i merret menjëherë patenta. Edhe makinat përreth do gjobiten”, tha polici Joakim Abrahamsson për TV4.
Ekspertët këshillojnë që shoferët të mbajnë të paktën tre sekonda distancë nga makina përpara, për të shmangur aksidentet dhe për të udhëtuar në mënyrë të sigurt.
Written by: admin