Lajme

Shoferi i autobusit shikon TikTok gjatë ngarjes – transportonte fëmijë në rrugë të rrezikshme

todayFebruary 25, 2025 20

Background
share close

Një shofer autobusi në Ludvika është kapur duke shikuar video në TikTok dhe duke bërë video-thirrje në telefon gjatë ngarjes, ndërsa transportonte fëmijë për në shkollë. Ngjarja ka ndodhur disa herë gjatë vjeshtës dhe dimrit, sipas raportimeve të P4 Dalarna.

Një nga fëmijët që udhëtonte me autobusin filmoi shoferin dhe i tregoi videon nënës së tij. Pamjet tregojnë se autobusi po lëvizte në një rrugë me kthesa dhe me kufizim shpejtësie prej 70 km/h, ndërkohë që shoferi mbante sytë në ekranin e telefonit. Gjendja e rrugës ishte e vështirë për shkak të kushteve dimërore, duke shtuar rrezikun për pasagjerët.

Nëna e shqetësuar kontaktoi menjëherë kompaninë Dalatrafik, por ndjeu se shqetësimi i saj nuk u mor seriozisht. Vetëm pas 12 ditësh, kompania njoftoi punëdhënësin e shoferit, Transdev, i cili vendosi ta ndëshkonte me një paralajmërim me shkrim dhe e pezulloi nga puna për tre javë. Pas kësaj periudhe, ai u rikthye në detyrë.

Në një deklaratë për P4 Dalarna, Transdev tha se ka informuar shoferin mbi rregullat e sigurisë dhe ka bërë një njoftim të përgjithshëm për të kujtuar të gjithë punonjësit mbi ligjet dhe rregulloret që duhet të respektohen gjatë ngarjes.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim mes prindërve dhe pasagjerëve, të cilët kërkojnë masa më të rrepta për të garantuar sigurinë e fëmijëve gjatë transportit shkollor.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%