Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Shpenzimet totale për sigurimet shoqërore në Suedi pritet të rriten me 10 miliardë krona gjatë vitit të ardhshëm. Këtë e ka bërë të ditur Agjencia Suedeze e Sigurimeve Shoqërore (Försäkringskassan) në një njoftim për shtyp.
Sipas agjencisë, arsyeja kryesore për këtë rritje është rritja e niveleve të kompensimeve, ndryshimet në rregullat ekzistuese, si edhe rritja e kufijve të moshës në sistemin e pensioneve.
Për vitin 2025, pritet një rritje më e vogël, me rreth dy miliardë krona.
Megjithatë, edhe pse shpenzimet do të rriten, pjesa e sigurimeve shoqërore në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) pritet të bjerë.
Kjo do të thotë se sigurimet shoqërore do të zënë një pjesë më të vogël të ekonomisë totale të vendit, pavarësisht rritjes së shumës që do të shpenzohet.
Burimi: Aftonbladet
Written by: admin