Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Normat shumë të ulëta të lindshmërisë në Suedi mund të çojnë në një krizë serioze të shtetit të mirëqenies. Kjo thuhet në raportin e parë paraprak të një hetimi qeveritar mbi zhvillimin demografik të vendit.
Sipas hetueses Åsa Hansson, demografia ka një ndikim vendimtar në ekonominë e vendit.
“Demografia luan një rol kyç për Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB)”, tha ajo gjatë një konference për shtyp.
Raporti paralajmëron se, në skenarin më të keq, popullsia e Suedisë mund të bjerë me rreth katër milionë njerëz deri në vitin 2100. Një rënie e tillë do të kishte pasoja shumë të rënda ekonomike. Sipas Åsa Hansson, në këtë rast do të zhdukej më shumë se gjysma e PBB-së së vendit.
Ministri i Çështjeve Sociale, Jakob Forssmed (KD), thekson se pasojat e këtij zhvillimi po ndihen që tani dhe po ndryshojnë shoqërinë në mënyrë themelore. Ai paralajmëron se në të ardhmen mund të jetë shumë e vështirë të gjendet personel për sektorin e mirëqenies, si shëndetësia dhe kujdesi social. Po ashtu, sipas tij, mund të ulet edhe niveli dhe oferta e shërbimeve të mirëqenies.
“Fëmija, kur lind, është plotësisht i varur nga shoqëria përreth. Tani që po lindin gjithnjë e më pak fëmijë, bëhet e qartë se sa e varur është shoqëria nga fëmijët”, thotë Jakob Forssmed.
Raporti ngre alarmin se nëse trendi i ulët i lindshmërisë vazhdon, Suedia përballet me sfida të mëdha ekonomike dhe sociale në dekadat që vijnë.
Written by: admin