Lajme

Shqetësime brenda SD për dështimin e realizimit të politikës së emigracionit

todayFebruary 21, 2025 37

Background
share close

Partia Sverigedemokratike (SD) ka ngritur shqetësime të mëdha lidhur me dështimin e dukshëm të Moderatëve për të realizuar premtimet e dhëna në lidhje me emigracionin, një çështje kyçe për qeverinë dhe koalicionin në pushtet. Sipas burimeve të brendshme të SD-së, ka një rritje të dyshimeve në lidhje me aftësinë e Moderatëve për të realizuar ndryshimet që janë premtuar, sidomos pas deklaratës së ministrit të Migracionit, Johan Forssell, i cili vlerësoi se multikulturalizmi e pasuron Suedinë.

Kjo ka nxitur pasiguri, pasi disa nga udhëheqësit e SD-së tashmë kanë shprehur shqetësim për ngadalësimin e disa hetimeve të rëndësishme lidhur me politikën e emigracionit, që duhet të përshtaten me rregullat e reja të Bashkimit Evropian. Një ndër ata që ka pasur rol të drejtpërdrejtë në këto negociata është Tomas Tobé, deputet i Moderatëve.

Pavarësisht thirrjeve për durim nga ana e liderit të SD-së, Jimmie Åkesson, disa nga burimet brenda partisë kanë theksuar se po rritet presioni për të marrë veprime konkrete.

“Ne e kemi ditur që realizimi i këtyre çështjeve do të vonohet deri në fund të mandatit, por tani ndodhemi në një situatë ku shqetësimet po shtohen. Nëse kjo vazhdon, ka mundësi që të mos arrijmë të realizojmë asgjë deri në fund të periudhës”, thonë burimet.

Në këtë kontekst, SD kërkon që të rritet presioni ndaj moderatëve për të arritur rezultate të prekshme dhe për të mos humbur besimin e elektoratit, i cili ka pritur ndryshime të thella në politikën e emigracionit.

Burimi: Omni

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%