Lajme

Shqipëri: Llogaritë e shqiptarëve jashtë vendit do të zbardhen

todayMarch 21, 2026 137

Background
share close

Llogaritë bankare të shqiptarëve nëpër botë do të jenë të njohura edhe për shtetin shqiptar.

Në vendimin e Këshillit të Ministrave të 5 marsit, Shqipëria ka sjellë rregulla të reja për “shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”, duke përparuar në fushën e transparencës fiskale ndërkombëtare, pasi për herë të parë përfshin edhe kriptoasetet.

Si pjesë e marrëveshjes ndërkombëtare për raportimin e përbashkët që prej 2020, bankat dhe institucionet financiare mbledhin të dhëna rreth llogarive të rezidentëve jashtë Shqipërisë dhe njësoj veprojnë edhe autoritetet tatimore të tjera që dërgojnë informacionin bankar që shqiptarët mbajnë jashtë vendit.

Të dhënat që duhet të raportohen lidhen qoftë me identitetin e personit që zotëron llogarinë, apo edhe me vlerën që ka në fund të vitit. Risia e 2026 është përfshirja në rrjetin e raportimit, transaksionet e shitjes apo blerjes së kriptomonedhave si Bitcoin nëpërmjet platformave që veprojnë ose kanë klientë në Shqipëri.

Burimi: Top-Channel

Link: https://top-channel.tv/2026/03/16/llogarite-jashte-vendit-do-te-zbardhen-shqiperia-do-te-marre-te-dhenat-per-llogarite-bankare-te-shqiptareve/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%