Lajme

Shtatë gra dhe tre burra u vranë në të shtënat në shkollë të martën në Örebro. Këtë e ka konfirmuar policia pasi viktimat janë identifikuar.

todayFebruary 7, 2025 50

Background
share close

Në tragjedin e rëndë që ka tronditur qytetin e Örebros, ku shtatë gra dhe tre burra janë vrarë në një sulm të armatosur në një shkollë lokale të martën. Policia suedeze ka konfirmuar identitetin e viktimave, të cilët janë të gjithë banorë të qarkut Örebro.

Më i riu mes viktimave është 28-vjeçari me inicialet  S.I , ndërsa më i moshuari është 68 vjeç. Mes të vrarëve është gjithashtu edhe 35-vjeçari Rickard Andersson, i cili dyshohet të jetë autori i sulmit.

“Hetimi është në fazën fillestare dhe do të përcaktojë nëse dyshimet ndaj 35-vjeçarit do të forcohen më tej, por aktualisht gjithçka tregon se ai është përgjegjësi i këtij akti të tmerrshëm”, thuhet në deklaratën zyrtare të policisë.

Ambasadat e Bosnjës dhe Sirisë kanë konfirmuar se mes viktimave ka një shtetas boshnjak dhe disa shtetas sirianë. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur motivet e sulmit, ndërsa familjarët e viktimave janë njoftuar.

Sulmi ka shkaktuar reagime të ashpra në Suedi, ku qytetarët dhe politikanët kanë dënuar ngjarjen dhe kanë kërkuar masa të menjëhershme për të rritur sigurinë në institucionet arsimore.

Burimi: Omni

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%