Lajme

Shtatë nga dhjetë suedezë kursejnë rregullisht për fëmijët

todayJune 29, 2025 32

Background
share close

Shumica e prindërve në Suedi kursejnë për fëmijët.

Shtatë nga dhjetë prindër në Suedi vendosin para mënjanë çdo muaj për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Kjo tregohet në një anketë të re nga kompania Länsförsäkringar, shkruan gazeta Dagens Nyheter.

Edhe pse jetesa është bërë më e shtrenjtë, shumë prindër nuk heqin dorë nga kursimi për fëmijët.

“Është bërë diçka normale që prindërit të kursejnë për fëmijët”, thotë Stefan Westerberg, ekonomist në bankë.

Sipas anketës, mesatarisht kursehen 649 korona suedeze në muaj për çdo fëmijë. Kjo është më shumë se vitin e kaluar, kur shuma ishte 597 korona.

Rreth një në katër prindër përdorin një pjesë të barnbidragut (ndihma mujore për fëmijë) për këtë kursim.

Nga ata që nuk kursejnë, disa thonë se nuk munden sepse u duhen paratë për nevoja të tjera. Ndërkohë, një numër i vogël prindërish pranojnë se kanë marrë hua nga kursimet e fëmijëve pa i kthyer ato.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%