Lajme

Shteti suedez duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sistemet elektronike të kartelave mjekësore

todayNovember 9, 2026 8

Background
share close

Agjensia Suedeze për Shëndetin Elektronik kërkon që shteti të vendosë më shumë rregulla dhe standarde për sistemet e reja të kartelave mjekësore. Propozimi vjen pas problemeve dhe dështimeve të mëdha të sistemeve Cosmic dhe Millennium.

Shteti suedez duhet të marrë më shumë përgjegjësi për përcaktimin e kërkesave dhe standardeve që duhet të plotësojnë sistemet e reja elektronike të kartelave mjekësore. Ky është përfundimi i Agjensisë Suedeze për Shëndetin Elektronik (E-hälsomyndigheten), në raportin e hartuar me kërkesë të qeverisë pas problemeve të mëdha me sistemet e informacionit shëndetësor, përfshirë Cosmic dhe Millennium.

Në raportin e saj, të cilin e kanë cilësuar si një hetim për dështimet e sistemeve, agjensia paraqet dy propozime që synojnë të parandalojnë përsëritjen e problemeve të tilla në të ardhmen.

Një nga propozimet është krijimi i mjediseve më të hapura të sistemeve të informacionit shëndetësor. Kjo do t’i jepte shtetit mundësinë të vendoste rregulla dhe standarde të përbashkëta, të cilat do të duhej të zbatoheshin nga rajonet suedeze.

Një tjetër çështje që theksohet në raport është rëndësia e interoperabilitetit, që nënkupton aftësinë e sistemeve të ndryshme elektronike për të komunikuar dhe shkëmbyer informacione mes tyre pa pengesa.

Sipas agjensisë, është e rëndësishme që sistemet që përdoren në të njëjtën kohë në kujdesin shëndetësor të funksionojnë mirë së bashku. Në të kundërtën, ekziston rreziku që informacioni të mos përcillet saktë nga një sistem në tjetrin, duke shkaktuar keqkuptime dhe probleme në punën e personelit shëndetësor.

“Përndryshe, ekziston rreziku që informacioni të humbasë gjatë kalimit nga një sistem në tjetrin”, thotë Thomas Pettersson Westerberg, drejtues i një departamenti në Agjencinë Suedeze për Shëndetin Elektronik, gjatë një konference për shtyp.

Përmes këtyre propozimeve, agjensia kërkon që shteti të ketë një rol më të madh në drejtimin dhe vendosjen e standardeve për sistemet elektronike që përdoren në kujdesin shëndetësor, në mënyrë që ato të funksionojnë më mirë dhe të shmangen dështimet e ngjashme në të ardhmen.

Burimi: TT

Link: https://via.tt.se/pressmeddelande/4632991/nationell-styrning-kan-forbattra-marknaden-for-vardinformationssystem?publisherId=3235527&lang=sv

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP