Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Në pesë vitet e fundit, 88 persona janë ankuar për diskriminim me bazë etnie në lokale nate dhe bare në Suedi. Por asnjë nga këto raste nuk ka çuar në ndonjë veprim nga ana e autoriteteve.
Gazeta Aftonbladet raportoi se përmes kamerave të fshehta ka zbuluar raste ku djem me ngjyrë nuk lejohen të hyjnë në lokale të Stokholmit, ndërsa djemtë e bardhë hyjnë pa problem.
Nga të gjitha ankesat, vetëm pesë janë hetuar nga Avokati i Diskriminimit (DO), por përfundimi ka qenë se lokalet nuk kanë shkelur ligjin. Ndërsa 83 raste janë mbyllur menjëherë pa u hetuar më tej.
Sipas Karin Ahlstrand Oxhamre, drejtuese në DO, problemi kryesor është mungesa e provave.
“Është e vështirë të sigurojmë dëshmi të qarta. Ky është ndoshta shkaku kryesor pse nuk arrijmë të veprojmë”, tha ajo për Aftonbladet.
Ajo gjithashtu këshillon që kushdo që përjeton diskriminim të bëjë ankesë, por të sigurohet të ketë informacione të sakta dhe dëshmitarë.
Written by: admin
Post comments (0)