Lajme

Shumë bankomate jashtë funksionit në Suedi. Bankomat: Kemi probleme me transportin e parave.

todayJune 5, 2025 34

Background
share close

Shumë qytetarë në Suedi po hasin vështirësi për të tërhequr para nga bankomatet. Kompania Bankomat ka njoftuar se një numër më i madh se zakonisht i automatëve është jashtë funksionit.

“Në këtë moment, kemi më shumë automatë që nuk punojnë sesa zakonisht,” shkruan Bankomat në faqen e saj zyrtare.

Sipas një njoftimi për shtyp të datës 27 maj, arsyeja kryesore është se kompania ka filluar të merret vetë me transportin e parave drejt bankomateve, dhe kjo ka sjellë disa vështirësi teknike në fillim.

Aktualisht nuk ka një afat të saktë se kur do të zgjidhen problemet dhe as një numër të saktë të bankomateve që janë jashtë funksionit.

“Në ditët më të vështira, deri në 120 bankomate nuk kanë punuar, që përbën rreth 10% të totalit. Normalisht, janë vetëm 20-25 automatë jashtë funksionit,” thuhet më tej në njoftim.

Qytetarët këshillohen të kontrollojnë përpara se të shkojnë te një bankomat, pasi situata mund të ndryshojë nga dita në ditë.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%