Lajme

Shumë e vështirë të kryhen dëbimet drejt Afganistanit

todayOctober 17, 2025 41

Background
share close

Që prej vitit 2021, kur talebanët morën pushtetin në Afganistan, Suedisë i është bërë pothuajse e pamundur të dëbojë njerëzit që u është refuzuar leja e qëndrimit drejt atij vendi. Këtë e raporton Ekot, duke theksuar se vetëm kthimet vullnetare mund të realizohen. Që nga marrja e pushtetit nga talebanët, vetëm 18 persona kanë pranuar të kthehen me dëshirë.

Sipas autoriteteve suedeze, aktualisht në vend ka mbi 2 000 persona që kanë marrë përgjigje negative për qëndrim dhe që, në kushte normale, do të ishin dëbuar në Afganistan.

Natalia Karlsson nga Departamenti Kombëtar Operativ i Policisë (Noa) thotë se këta njerëz shpesh mbeten në pikpyetje.

“Ata përfundojnë në “shoqërinë e errët”, ku është shumë e vështirë të punojnë dhe të sigurojnë jetesën”, shpjegon ajo për radion suedeze.

Karlsson shton gjithashtu se nuk ka asnjë shenjë se Suedia do të mund të vendosë kontakte funksionale me talebanët në një të ardhme të afërt, gjë që do ta bënte më të lehtë kthimin e detyruar të azilkërkuesve të refuzuar.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%