Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Kohët e fundit, në Suedi janë rritur rastet e pickimeve nga nepërkat. Qendra e Informacionit për Helmimet ka marrë më shumë telefonata se zakonisht nga persona që janë pickuar nga këta gjarpërinj, sipas raportimit të SR Ekot.
Mjekja Jenny Bång Arhammar thotë se është shumë e rëndësishme që personi i pickuar të telefonojë menjëherë në numrin 112 dhe të qëndrojë i qetë. Helmi i nepërkës mund të jetë i rrezikshëm dhe në raste të rralla edhe vdekjeprurës.
Nuk dihet saktësisht pse ka kaq shumë raste këtë periudhë, por duket se këtë verë ka shumë nepërka në natyrë.
Këshilla në rast pickimi nga nepërka:
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm, sidomos kur ndodhen në pyll apo në vende me bar të lartë.
Written by: admin
Post comments (0)