Lajme

Shumë persona të integruar po dëbohen nga Suedia. Migrationsverket shpjegon arsyet.

todayDecember 8, 2025 516

Background
share close

Edhe pse kanë jetuar prej vitesh në Suedi, kanë punë të rregullt dhe janë pjesë e shoqërisë, shumë persona po dëbohen. Aftonbladet pyeti Migrationsverket përse po ndodh kjo.

Gjatë vjeshtës gazeta raportoi për raste të basketbollistit Eric, punonjësit të kujdesit Sam, si edhe Sara, Farhood dhe Parham. Të gjithë kanë jetuar shumë vite në Suedi, punojnë dhe janë integruar, por megjithatë janë dëbuar ose rrezikojnë të dëbohen.

Sipas Carl Bexelius, drejtues ligjor i Migrationsverket, kjo lidhet me disa ndryshime të mëdha ligjore që qeveria ka bërë këtë vit.

Sipas tij, arsyeja kryesore është rritja e kërkesës së pagës.

Disa vite më parë kërkesa e pagës për leje qëndrimi për punë ishte rreth 13 000 korona. Tani është rreth 26 000 dhe vitin tjetër do të rritet në 90% të pagës mesatare që është 33 390 korona në muaj.

Bexelius thotë se shumë punëdhënës nuk kanë mundësi të rrisin pagën kaq shumë.

Një tjetër arsye është se qeveria ka hequr “spårbyte”. Më parë, personat që merrnin refuzim të azilit mund të kërkonin leje pune pa lënë Suedinë. Tani ata duhet të largohen nga vendi dhe të aplikojnë nga jashtë.

Kjo prek edhe njerëz që kanë punuar prej vitesh në Suedi me leje pune. Bexelius thotë se kjo solli “efekt të menjëhershëm”.

Sipas tij, qeveria ka dy synime me ndryshimet:

  • të tërheqë njerëz me arsim të lartë,
  • dhe të ndalojë abuzimet, sidomos tek vendet e punës me paga të ulëta.

Politikanët besojnë se emigracioni i madh ka sjellë integrim të dobët dhe rritje të kriminalitetit, ndaj duan ta kontrollojnë numrin e emigrantëve.

Shumë ndryshime në rregullat e migracionit

Suedia po bën reformën më të madhe të ligjeve të emigracionit. Qeveria Tidö ka bërë shumë ndryshime ligjore.

Më 1 prill hynë në fuqi disa ligje të reja:

  • u hoq “spårbyte”,
  • koha e kërkesës së re të azilit pas refuzimit u rrit nga 4 në 5 vite,
  • rregullat e banimit u ndryshuan: azilkërkuesit nuk marrin ndihmë nëse nuk banojnë në qendrat e Migrationsverket.

“Në këtë mënyrë shteti po mundohet që njerëzit të mos jetojnë ngushtë tek të afërmit, por në strehimet tona”, thotë Bexelius.

Në tetor qeveria dhe Demokratët Suedezë rritën kërkesën e pagës nga 80% në 90% të pagës mesatare.

Qeveria po ashtu ka vendosur kontrolle më të forta për marrjen e shtetësisë.

“Puna është shumë e ngarkuar”

Bexelius thotë se ndonëse numri i azilkërkuesve është shumë i ulët, shumë më i ulët se në vendet e tjera të BE-së  Migrationsverket ka shumë punë, sepse ndryshimet janë të shumta.

Ai thotë se agjencia po trajton njëkohësisht çështje të shtetësisë, lidhjeve familjare, azilit, lejeve të punës dhe lejeve për studentë, gjë që e bën punën shumë komplekse.

A rrezikojnë azilkërkuesit të mbeten në mes?

Sipas tij, personat që aplikojnë nuk duhet të shqetësohen:

“Gjithçka që duhet të jetë gati, do të jetë. Gjithmonë ka gjëra që do të donim t’i kishim zgjidhur më mirë, por individi nuk duhet të ketë frikë se nuk do të marrë një proces të sigurt.”

Burimi: Aftonbladet

Link: https://www.aftonbladet.se/nyheter/a/2p1GpB/familjen-i-norsjo-hotas-av-utvisning-till-iran

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%