Lajme

Shumë suedezë studiojnë mjekësi jashtë vendit, edhe me rezultate të ulëta

todayMarch 25, 2026 86

Background
share close

Pothuajse gjysma e mjekëve të rinj në Suedi, të cilët kanë përfunduar studimet në disa vende të Evropës Lindore dhe Qendrore, nuk do të kishin arritur të pranoheshin në fakultetet e mjekësisë në Suedi. Kjo për shkak të rezultateve të tyre të ulëta në provimin e pranimit universitar. Këtë e tregon një hulumtim i bërë nga Sveriges Radio Ekot.

Bëhet fjalë për më shumë se 1 700 shtetas suedezë që kanë studiuar mjekësi në vende si Rumania, Sllovakia dhe Letonia gjatë viteve 2020–2025.

Sipas këtij hulumtimi, 150 prej tyre kanë marrë vetëm 0,5 pikë ose më pak në provimin e pranimit universitar. Ndërkohë, për t’u pranuar në një program mjekësie në Suedi kërkohen të paktën 1,6 nga 2,0 pikë.

Gjithashtu, kur punëdhënësit kanë raportuar disa nga këta mjekë te Inspektorati për Kujdesin Shëndetësor dhe Mirëqenien (IVO), duke i konsideruar si rrezik për pacientët, janë vërejtur mungesa të mëdha në njohuri dhe aftësi profesionale.

Ky zhvillim ka ngritur shqetësime për cilësinë e arsimit dhe sigurinë e pacientëve në sistemin shëndetësor suedez.

Burimi: Sveriges Radio

Link: https://www.sverigesradio.se/artikel/bottenresultat-pa-hogskoleprovet-har-svensk-lakarlegitimation

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%