Lajme

Shumë vende po kopjojnë broshurën suedeze për kriza dhe luftë

todayOctober 22, 2025 18

Background
share close

Disa vende po ndjekin shembullin e Suedisë dhe po krijojnë broshura të tyre për përgatitje në raste krize ose lufte. Këto vende janë impresionuar nga broshura suedeze “Nëse ndodh krizë ose luftë” (“Om krisen eller kriget kommer”), njofton Agjencia Suedeze për Mbrojtjen Civile dhe Gatishmërinë (MSB).

Sipas MSB, shumë vende të tjera kanë treguar interes të madh për mënyrën se si Suedia informon hapur qytetarët për rreziqet që mund të vijnë nga një luftë ose nga një situatë e rëndë.

“Shumë vende habiten që ne jemi kaq të hapur kur flasim për luftën, për pasojat që ajo mund të ketë dhe për atë që njerëzit duhet të bëjnë. Për shumë shtete, kjo është e paimagjinueshme,” thotë Christina Andersson, udhëheqëse e projektit të broshurës në MSB.

Kjo broshurë suedeze është shpërndarë në të gjithë vendin dhe përmban udhëzime të qarta për qytetarët se si të veprojnë në rast të krizave, fatkeqësive natyrore ose luftës, gjë që tani po frymëzon edhe vende të tjera ta bëjnë të njëjtën gjë.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%