Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një anketë e SvD Näringsliv tregon se shumica e partive në parlamentin suedez duan të ndryshojnë dhe të rishikojnë sistemin e taksave.
Të gjitha partitë e opozitës, Socialdemokratët (S), Vänsterpartiet (V), Miljöpartiet (MP) dhe Centerpartiet (C) janë shprehur se Suedia ka nevojë për një reformë të gjerë të taksave.
Edhe Sverigedemokraterna (SD) dhe Liberalerna (L) mbështesin idenë e një reforme, ndërsa Moderaterna (M) dhe Kristdemokraterna (KD) tregojnë më pak interes, sipas gazetës.
Opozita dhe SD janë gjithashtu të gatshëm të negociojnë për një reformë të madhe që do të përfshinte të dyja blloqet politike.
“Një reformë e fuqishme dhe e gjerë e taksave është një nga hapat më të rëndësishëm për ta kthyer zhvillimin në rrugën e duhur,” tha Martin Ådahl, zëdhënësi për politikat ekonomike i Centerpartiet, në përgjigjen e tij për SvD.
Written by: admin