Lajme

Shumica e votuesve suedezë: Zhvillimet në vënd po shkon në drejtimin e gabuar

todayApril 5, 2026 120

Background
share close

Shumica e votuesve në Suedi mendojnë se vendi po shkon në drejtimin e gabuar. Kjo del nga një sondazh i bërë nga Indikator Opinion me kërkesë të Ekot.

Sipas sondazhit, nga nëntë fusha që janë analizuar, tetë prej tyre konsiderohen se po përkeqësohen. Problemet më të mëdha, sipas votuesve, janë në arsim dhe në shëndetësi. Në të dy këto fusha, 63% e të anketuarve shprehen të pakënaqur me zhvillimin.

Megjithatë, ka një dallim të madh mes grupeve politike. Votuesit që mbështesin partitë e ashtuquajtura të Tidö-s janë më pozitivë. Nëse shikohet vetëm ky grup, ata mendojnë se zhvillimi po shkon në drejtimin e duhur në pesë nga nëntë fushat e përfshira në sondazh.

Si u zhvillua sondazhi

Sondazhi u realizua nga Indikator Opinion për Ekot. Në të morën pjesë qytetarë suedezë me të drejtë vote, mbi 18 vjeç, të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme. Në total u kontaktuan 4207 persona.

Gjatë periudhës nga 5 marsi deri më 29 mars 2026, u morën 1831 përgjigje. Kjo do të thotë se shkalla e përgjigjes ishte 44%.

Pyetja kryesore që iu bë pjesëmarrësve ishte: “A mendoni se zhvillimi në Suedi sot po shkon në drejtimin e duhur apo të gabuar në lidhje me fushat e mëposhtme?”. Për secilën fushë, ata mund të zgjidhnin një nga këto përgjigje: “Po shkon në drejtimin e duhur”, “Po shkon në drejtimin e gabuar” ose “Nuk kam mendim”.

Burimi: Svergiesradio

Link: https://www.sverigesradio.se/artikel/undersokning-majoritet-tycker-sverige-gar-at-fel-hall

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%