Lajme

Si kanë ndryshuar politikanët suedezë politikën e emigracionit

todayMarch 16, 2026 266

Background
share close

Politika e emigracionit në Suedi ka ndryshuar disa herë gjatë dekadave të fundit. Çështja e dëbimeve të të rinjve ka sjellë sërish debat të fortë dhe ka bërë që edhe një qeveri në detyrë të ndryshojë qëndrim.

Sipas studiuesve, politika e emigracionit në Suedi shpesh është ndikuar nga opinioni publik.

“Një opinion i fortë mund ta detyrojë qeverinë të tërhiqet, thotë studiuesja e emigracionit Andrea Spehar nga Universiteti i Göteborgut.

Ndryshimi i madh në vitin 2015

Në fund të nëntorit 2015, kryeministri i atëhershëm Stefan Löfven dhe zëvendëskryeministrja Åsa Romson njoftuan se rregullat e azilit në Suedi do të përshtateshin me nivelin minimal të Bashkimit Evropian.

Ky vendim ishte shumë i papritur. Vetëm disa muaj më parë, Löfven kishte thënë në një fjalim: “Evropa ime nuk ndërton mure”. Në të njëjtin vit, fotot e djalit trevjeçar sirian Alan Kurdi, i gjetur i mbytur në një plazh në Greqi, kishin shkaktuar reagime të forta në botë.

Por gjatë vjeshtës së vitit 2015, numri i refugjatëve në Evropë dhe Suedi u rrit shumë. Migrationsverket e përshkroi situatën si “pa precedent”. Në nëntor kishte rreth 10 000 kërkesa azili në javë. Komunat në gjithë vendin po përgatitnin vende për fjetje në salla, çadra dhe hotele.

Suedia dhe vendet e tjera

Kur Suedia ashpërsoi rregullat, shumë vende të Evropës Perëndimore, si Danimarka dhe Holanda, i kishin shtrënguar rregullat e tyre që nga fundi i viteve 1990.

”Por Suedia kishte qëndruar me të njëjtën politikë dhe nuk kishte ndryshuar si vendet e tjera, thotë studiuesi Henrik Emilsson nga Universiteti i Malmö-s.

Si filloi debati për migracionin

Sipas Andrea Spehar, emigracioni u bë çështje politike në Suedi në vitet 1960. Në atë kohë, vendi kishte nevojë për punëtorë për të ndërtuar ekonominë dhe shtetin e mirëqenies.

Në fund të viteve 1960, sindikatat dhe pjesërisht edhe Partia Socialdemokrate filluan ta diskutojnë çështjen më shumë. Kur nevoja për punëtorë të huaj ndryshoi, u vendos që të jepet përparësi punëtorëve të lindur në Suedi, përfshirë gratë që më parë nuk kishin qenë shumë në tregun e punës.

Kjo solli shtrëngim të rregullave dhe për shumë vite Suedia kishte ndër rregullat më të rrepta për emigracionin e punës në Evropë. Kjo vazhdoi deri në vitin 2008, kur qeveria e atëhershme e djathtë arriti marrëveshje me Partinë e Gjelbër për të lehtësuar rregullat. Si arsye u përmend plakja e popullsisë dhe rritja ekonomike.

Politika e azilit

Edhe pse rregullat për punën u shtrënguan, politika e azilit mbeti relativisht e hapur për shumë vite. Suedia dhe Gjermania pranuan numrin më të madh të refugjatëve në raport me popullsinë gjatë krizave të mëdha, si ajo nga ish-Jugosllavia dhe lufta në Siri.

Sipas Spehar, kjo lidhet me traditën e solidaritetit ndërkombëtar që nga koha e Olof Palme, si dhe me sistemin politik suedez, ku partitë duhet të arrijnë marrëveshje mes tyre.

Ajo thotë se që nga vitet 1990, edhe Socialdemokratët edhe Demokratët e Moderatët kanë dashur një politikë më të rreptë për azilin, por shpesh nuk kanë arritur marrëveshje sepse parti të tjera e kanë bllokuar këtë.

Ndryshimet e fundit

Pas ndryshimeve në vitin 2015, politika mbeti e paqëndrueshme për disa vite. Më vonë u rikthyen edhe arsyet humanitare në disa raste.

Por kur partitë e marrëveshjes “Tidö” morën pushtetin, filloi një ndryshim i madh. Sipas Emilsson, nuk bëhet fjalë për disa ndryshime të vogla, por për një paketë të gjerë masash.

Marrja e refugjatëve është shtrënguar, edhe emigracioni i punës është kufizuar, janë rritur kërkesat për ata që vijnë në Suedi dhe ka plane për të inkurajuar kthimin në vendet e origjinës.

Sipas studiuesve, më parë politika shpesh ndiqte opinionin publik. Tani, në disa raste, politikanët po e drejtojnë vetë politikën drejt një qasjeje më të ashpër.

Në këtë proces, partia Sverigedemokraterna ka pasur ndikim të madh gjatë dhjetë viteve të fundit. Studiuesit thonë se edhe opinioni publik vazhdon të luajë rol, siç u pa me debatin për dëbimet e të rinjve, ku presioni i fortë publik ndikoi në vendimet e qeverisë.

Burimi: Aftonbladet

Link: https://www.aftonbladet.se/nyheter/a/43Blba/sa-har-svenska-politiker-svangt-om-migrationen

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%