Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Periudha e deklarimit të tatimeve për këtë vit po afron. Skatterverket këshillon qytetarët që të përdorin një kuti postare digjitale për ta marrë deklaratën më shpejt.
Sipas Skatteverket, deklarata e këtij viti (vetëdeklarim) do të dërgohet fillimisht në formë digjitale. Personat që kanë një kuti postare digjitale, ose që e hapin një të tillë më së voni deri më 1 mars, do ta shohin deklaratën e tyre më herët se të tjerët.
Deklaratat do të dërgohen në mënyrë digjitale nga 2 deri më 6 mars. Më 17 mars hapet shërbimi online për deklarim.
Shumë përparësi me postë digjitale
“Një kuti postare digjitale ka shumë përparësi. Është e sigurt dhe e shpejtë. Mund ta shikosh deklaratën kudo që ndodhesh”, thotë Johan Schauman, ekspert i deklarimeve në Skatteverket.
Kur ta merrni deklaratën, është e rëndësishme të kontrolloni me kujdes që të gjitha të dhënat të jenë të sakta.
Edhe fëmijët dhe të rinjtë nën 18 vjeç mund ta marrin deklaratën në mënyrë digjitale, por vetëm nëse prindi ose kujdestari ka dhënë miratimin. Në të kundërt, deklarata do të dërgohet me postë në letër. Në shumë raste, prindërit ose kujdestarët janë përgjegjës për të bërë deklarimin për fëmijën.
Nga 6 marsi edhe te “Mina sidor”
Nëse deklarata nuk ka nevojë për ndryshime dhe vetëm duhet të miratohet, mjafton të hyni në faqen zyrtare të Skatteverket me e-legjitimim. Nga 6 marsi, deklarata do të jetë e disponueshme edhe në shërbimin “Mina sidor”.
“Ne rekomandojmë që të përdoret në radhë të parë shërbimi elektronik. Nëse nuk duhen bërë ndryshime, deklarata mund të miratohet edhe me kodet që gjenden në deklaratë, përmes SMS-it ose telefonit”, shton Johan Schauman.
Paratë pas Pashkëve
Afati i fundit për ta miratuar deklaratën është 31 marsi, nëse dëshironi të merrni vendimin përfundimtar për tatimin dhe rimbursimin e mundshëm të parave menjëherë pas Pashkëve. Kjo vlen vetëm nëse deklarata miratohet pa ndryshime ose shtesa.
Ata që nuk kanë kuti postare digjitale do ta marrin deklaratën në adresën e regjistruar mes 17 marsit dhe 15 prillit. Deklarata duhet të dorëzohet te Skatteverket më së voni deri më 4 maj.
Burimi: DagenPS
Link: https://www.dagensps.se/privatekonomi/tipset-sa-far-du-din-deklaration-snabbare/
Written by: admin