Lajme

Sistemi i IT-së i Transportstyrelsen jashtë funksionit, preken provimet dhe kontrolli i makinave.

todayFebruary 27, 2026 5

Background
share close

Sistemi informatik i Transportstyrelsen ka rënë nga funksioni që prej pasdites së djeshme, raporton SVT. Si pasojë, shumë shërbime të rëndësishme nuk po funksionojnë si zakonisht në gjithë vendin.

Problemi po ndikon në mbajtjen e provimeve praktike të praktikës (uppkörningar), provimeve teorike për patentë, kontrollin teknik të automjeteve (besikting), si dhe në procesin e ndërrimit të pronësisë së automjeteve.

“Kjo ka pasoja të mëdha në përgjithësi”, ka thënë shefi për shtyp i Transportstyrelsen.

Ai nuk ka mundur të japë një parashikim se kur do të rregullohet defekti dhe as të shpjegojë arsyen pse ka ndodhur problemi. Megjithatë, Andersson ka theksuar “me siguri” se nuk bëhet fjalë për një sulm nga hakerët.

Burimi: SVT

Link: https://www.svt.se/nyheter/lokalt/skane/transportstyrelsens-datasystem-ligger-nere

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%