Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
Skandialbradio Skandi Alb Radio
Më 7 dhjetor, në orën 15:00, në të gjithë Suedinë do të testohet sistemi i ri i alarmit SE-Alert. Lajmi është bërë i ditur nga Radio P4 Stockholm.
Alarmi do të mbërrijë në telefonat celularë përmes një mesazhi me tekst, një sinjali zanor dhe dridhjes së telefonit. Sinjali do të dëgjohet edhe nëse telefoni është i vendosur në heshtje.
Gjatë testimit të sistemit në Stokholm dhe në ishullin Gotland, më herët gjatë vjeshtës, shumë njerëz nuk e morën mesazhin e alarmit. Kjo shkaktoi kritika nga Carl-Oskar Bohlin (M), ministri suedez për Mbrojtjen Civile.
Sipas informacioneve, problemi ishte shkaktuar nga operatori telefonik Telia. Megjithatë, defekti raportohet se tashmë është rregulluar.
Burimi: Sverigesradio
Link: https://www.sverigesradio.se/artikel/nya-mobilvarningen-testas-i-hela-landet
Written by: admin