Lajme

SJ: Rritet ndjeshëm interesi për udhëtimet me tren gjatë verës

todayJune 22, 2026 3

Background
share close

Kompania hekurudhore suedeze SJ njofton se gjithnjë e më shumë njerëz po zgjedhin të udhëtojnë me tren gjatë sezonit veror.

Sipas një njoftimi për shtyp të kompanisë, gjatë javëve të pushimeve verore 26–33 të këtij viti, numri i udhëtimeve të rezervuara është rritur me 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në disa linja hekurudhore, rritja është edhe më e madhe. Rezervimet për udhëtimet drejt dhe nga Malmö dhe Göteborg janë shtuar me 20%. Po aq, pra 20 për qind, është rritur edhe numri i rezervimeve në linjat Stokholm–Oslo dhe Stokholm–Åre.

Sipas SJ-së, këto shifra tregojnë se interesi për udhëtimet me tren gjatë verës vazhdon të rritet dhe se gjithnjë e më shumë udhëtarë po zgjedhin transportin hekurudhor për pushimet e tyre.

Burimi: Omni/TT/SJ

Link: https://tt.omni.se/fler-tar-taget-i-sommar/a/K8Wn7M

https://via.tt.se/pressmeddelande/4447940/fler-vill-resa-med-tag-i-sommar-sjs-bokningar-okar-jamfort-med-forra-aret?publisherId=3237297&lang=sv

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%